BallinaKosovë

“Verë” në Vjeshtë, temperaturat përgjatë javës deri në 30°C, të dielën pason goditja tjetër polare

Ndonëse të dielën kemi hyrë zyrtarisht në stinën e Vjeshtës, madje moti mori kthesën drastike qysh një javë më parë, duke sjellur ulje të theksueshme të temperaturave dhe intensfikim të reshjeve, por siç duket do të kemi edhe një episod me masa të nxehta gjatë kësaj jave, konkretisht nga dita e enjte.

Fillimisht gjatë kësaj jave do të kemi paqëndrueshmëri në kushtet e motit

Dita e hënë po karakterizohet kryesisht me diell dhe me temperatura më të larta.

Të martën, një ciklon që vie nga Afrika Veriore, do të prekë fillimisht Shqipërinë dhe Malin e Zi, ku priten rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh, ndërsa tek ne do të vie dukshëm më i dobët, duke sjellur shtim të vranësirave dhe reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë rrufeje.

Dita e mërkurë parashikohet me vranësira dhe intervale me diell, e lokalisht priten rrebeshe shiu e disa shkarkesa rrufesh.

Nga dita e enjte, pas kalimit të fronteve të ftohta, pritet të shtrihen masa të nxehta që vijnë edhe këto nga Afrika Veriore, duke kushtëzuar mot kryesisht me diell dhe ngritje të temperaturave.

Pra, moti kryesisht me diell dhe ngritja e temperaturave do të na shoqërojë deri të shtunën, ku maksimalet në rang vendi pritet të kapin vlerën deri në 30°C.

Të dielën pritet të kemi goditjen tjetër polare, e cila do të vie përmes Evropës Perëndimore, ku parashihet mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu, e temperaturat do të pësojnë ulje drastike, me maksimale prej 13 deri në 15°C. Në zonat e larta malore mund të paraqiten sërish reshjet e borës.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 30°C.

Pra, një ulje e lehtë e temperaturave pritet të martën dhe të mërkurën, më pas ngritja fillon nga dita e enjte, sidomos të premten dhe të shtunën, të cilat do të jenë ditët më të nxehta. Të dielën ulje drastike e tyre. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!