
Para pak çastesh, konkretisht në orën 19:32, një tërmet me magnitudë 4.0 goditi Shqipërinë, me epiqendër pranë Fierit. Lëkundjet janë ndjerë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në disa zona të Malit të Zi dhe Greqisë. Autoritetet po monitorojnë situatën dhe priten të dhëna të reja.
Banorët e zonave të prekura janë këshilluar të ruajnë qetësinë dhe të marrin masat e nevojshme për siguri, veçanërisht nëse ndodhin lëkundje të tjera pasuese. /MeteoKosova/