
Sot, më 16 Tetor 2024, në orën 09:46, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 ka goditur Turqinë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe panik te banorët. Epiqendra e tërmetit ishte në rajonin lindor të vendit, një zonë e njohur për aktivitetin sizmik.
Tërmeti është ndjerë në disa qytete të mëdha, përfshirë Ankara dhe Stambollin. Banorët janë këshilluar të qëndrojnë larg ndërtesave të dëmtuara për shkak të mundësisë së pasgoditjeve.
Turqia ndodhet në një zonë me rrezik të lartë sizmik për shkak të vendndodhjes së saj midis pllakave tektonike Euraziatike dhe Arabike. Tërmeti i sotëm është një kujtesë e rrezikut të vazhdueshëm që përballet vendi nga tërmetet e fuqishme. /MeteoKosova/