BallinaKosovë

Tërmet i fuqishëm në jug të Kosovës, me magnitudë 4.0, dridhjet ndjehen në rajon

Sot, në orët e para të së e enjtes, një tërmet me magnitudë 4.0 në shkallën Rihter ka goditur jugun e Kosovës, saktësisht në orën 01:46. Lëkundjet janë ndjerë qartë në rajon, përfshirë Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, dhe Malin e Zi.

Epiqendra ishte 16 km në jugperëndim të Prizrenit, pranë Vërmicës, afër kufirit jugor të Kosovës. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo lëndime, por dridhjet kanë shkaktuar shqetësim te banorët lokalë, sidomos në zonat më afër epiqendrës.

Më vonë, në orën 03:59, një tjetër tërmet me magnitudë 3.2 në shkallën Rihter u regjistrua pothuajse në të njëjtin vend. Edhe pse më i dobët, ai u ndje nga banorët e zonës, duke shtuar shqetësimin. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!