BallinaKosovë

Reshje të izoluara bore dhe kthjellime, temperaturat deri në -10°C, ja si parashikohet kjo javë

Gjatë kësaj jave, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve kryesisht të qëndrueshme atmosferike dhe masave të ftohta ajrore me origjinë polare.

Si pasojë, deri të mërkurën moti pritet të jetë kryesisht i vranët, me reshje të izoluara bore të karakterit lokal. Gjithashtu, të mërkurën nuk përjashtohet mundësia për intervale kthjellimesh.

Nga dita e enjte ose e premte e deri në fundjavë, moti parashikohet kryesisht me diell, por me acar të fortë gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes. Gjatë ditës, temperaturat pritet të jenë rreth ose pak mbi vlerat pozitive, përveç të dielës, kur ato mund të arrijnë deri në rreth 5°C në nivel vendi. Në orët e mëngjesit mund të krijohen kushte për mjegull ose vranësira të ulëta.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme dhe, sidomos në fillim të javës, pritet të jetë herë pas here e fuqishme, me shpejtësi nga 10 deri në 43 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -10°C deri në -2°C, ndërsa ato maksimale nga -2°C deri në 5°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!