BallinaKosovë

“Pranverë” në mes të dhjetorit: Më shumë diell dhe temperatura deri në 13°C, nga premtja reshje shiu e bore

Gjatë kësaj jave, specifikisht deri të enjten, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike dhe të masave të ngrohta ajrore që vijnë nga perëndimi i kontinentit.

Nën këto kushte, dita e hënë do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell, përderisa pritet edhe një ngritje e lehtë e temperaturave.

Nga dita e martë e deri të enjten, parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku mund të ketë mjegull apo vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira, ndërsa temperaturat do të shënojnë ngritje të ndjeshme. Në ato zona ku mjegulla apo vranësirat e ulëta mbesin më gjatë, temperaturat do të qëndrojnë më të ulëta.

Nga dita e premte, pritet gradualisht të shtrihen masat e ftohta ajrore nga veriperëndimi i kontinentit, ku pritet të sjellin shtim të vranësirave dhe fillimisht reshje lokale shiu, të cilat në orët vijuese të ditës apo mbrëmjes, pritet lokalisht të shndërrohen në ato të borës.

Të shtunën, masat e ftohta pritet të depërtojnë apo të fuqizohen tutje, duke sjellur reshje lokale shiu e bore në shkallë vendi.

Të dielën parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell por i ftohtë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme në fundjavë, me shpejtësi prej 20-50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 13°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!