BallinaKosovë

Po vjen i nxehti përcëllues, temperaturat deri në 40°C. Ja kur pritet përkeqësim i motit

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të jetë nën ndikimin e masave të nxehta ajrore, ndër më të fuqishmet deri më tani, megjithatë nga mesjava, e sidomos në pjesën e dytë të javës, parashihet të krijohen kushte edhe për rrebeshe lokale, duke lehtësuar gjendjen sadopak nga vapa ekstreme.

Pra, të hënën dhe të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë.

Edhe dita e mërkurë parashikohet fillimisht me diell, ndërsa gjatë pasditës pritet shtim i vranësirave, të cilat mund të gjenerojnë edhe ndonjë rrebesh të izoluar në zona të caktuara.

Nga dita e enjte e në fundjavë, mëngjeset do të jenë kryesisht me diell, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të ketë shtim të vranësiave, duke sjellur rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Gjasat më shumë për të reshura priten në fundjavë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos nga mesjava, me shpejtësi prej 15-50 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 39 apo 40°C. Vlerat më të larta maksimale parashihen nga dita e martë e deri të enjten apo të premten, më pas pritet rënie e lehtë e tyre.

Në përgjithësi në zonat me të reshura, do të ketë ulje më të ndjeshme të temperaturave, por do të jetë e përkohshme.

Sipas parashikimeve të fundit, menjëherë në javën e ardhshme presim një ulje të theksueshme të temperaturave, për të cilat do të informoheni me kohë. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!