
Stuhitë e forta të cilat filluan nga diela, kanë sjellur edhe breshër masiv në shumë pjesë të ndryshme të Kosovës, duke shkaktuar edhe dëme të shumta në bujqësi dhe jo vetëm.
Duke filluar nga dita e shtunë, pritet të shtrihen masa të nxehta nga Afrika Veriore, edhe pse në zona të caktuara mund të ketë ende rrebeshe të izoluara, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit.
Të dielën dhe të hënën pritet mot me diell dhe ngritje e mëtejshme e temperaturave, të cilat pritet të arrijnë deri në 35 apo 36°C. Vlerat më të larta priten të regjistrohen të hënën.
Nga dita e martë, masa më të ftohta dhe të lagështa do të depërtojnë mbi vendin tonë dhe në rajon, duke rikthyer stuhitë dhe uljen e temperaturave, e cila sipas parashikimeve momentale, gjatë javës pritet të ulen rreth vlerave 25°C apo edhe më pak. /MeteoKosova/