
Ndonëse tek ne nga dita e nesërme pritet të shtrihen masa të nxehta nga Afrika Veriore, një skenar krejt tjetër do të jetë për Evropën Perëndimore.
Pas një stabilizimi afatshkurtër për Evropën Perëndimore, duke e kursyer nga stuhitë e fuqishme, ato veçse kanë filluar gradualisht të rikthehen.
Pra, pasditën e së nesërmes (e shtunë), në pjesë të ndryshme të Evropës, në veçanti në Francë, Gjermani, pjesërisht në Zvicër dhe në veri të Italisë, priten stuhi jashtëzakonisht të fuqishme, si pasojë e një cikoni të fuqëshëm i cili vie nga Oqeani Atlantik.

Fillimisht cikloni po përshkon Spanjën, ndërsa do të fuqizohet të shtunën përmes Francës.
Ky sistem pritet të sjellë reshje rrëke, shkarkesa të ashpra rrufesh, erëra jashtëzakonisht të forta deri në 120 km/h. Këto stuhi do të jenë të afta për të prodhuar breshër të pakten prej 10 cm në zona të caktuara, kryesisht përgjatë trajektorës së stuhisë. Po ashtu, nuk përjashtohet mundësia edhe për tornado.
Nga dita e dielë ky sistem do të lëvizë drejt Evropës Lindore, ndonëse me potencial më të dobët. /MeteoKosova/