BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Martën, 04.07.2023

Për të Martën parashikohet të mbajë mot i nxehtë, me diell dhe vranësira të pakta, ku gjatë orëve të pasditës pritet të ketë reshje lokale përreth zonave malore, kryesisht në perëndim dhe jug, ndërsa vonë në mbrëmje parashihet të ketë zhvillime konvektive të vranësirave në shkallë vendi, duke sjellur rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara gjatë mbrëmjes pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-45 km/h!

Temperaturat do të shënojnë ngritje, ku minimalet do të luhaten prej 13 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 32°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!