BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të dielën, 15.12.2024

Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë reshje lokale shiu e bore në shkallë vendi gjatë orëve të para të 24-orëshit si dhe në pjesën e parë të ditës. Ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Reshjet më të përqëndruara pritet të jenë në gjysmën e poshtme të Kosovës, ndërsa pasdite pritet të humbasin intensitet dhe territor, duke mbetur të izoluara vetëm në zonat malore.

Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi prej 10-36 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 6°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!