BallinaKosovë

Ndryshimi i motit vjen bashkë me vitin e ri 2024, ja çfarë pritet të ndodh gjatë kësaj jave

Gjatë kësaj jave të parë të vitit 2024 do të kemi edhe ndryshimin e motit. Pra, kjo javë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike mirëpo ende të atyre masave të ngrohta ajrore, ndonëse edhe për pak kohë.

Nën këto kushte moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell, ku kohë pas kohe nuk do të mungojnë as të reshjet e shiut në ultësira, ndërsa në zonat e larta malore reshje bore.

Gjatë ditës së sotme moti do të mbajë me diell dhe vranësira, e me riga shiu, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit. Në mbrëmje reshjet pritet gradualisht të intensifikohen edhe në zona të tjera, përpara se të përfshijnë të gjithë vendin pas mesnate.

Pra, të martën reshjet e shiut do të intensifikohen gjatë orëve të para të 24-orëshit në të gjithë vendin, të cilat do të vazhdojnë deri në orët e mëngjesit, lokalisht në formë të rrebesheve. Në orët vijuese të ditës pritet të ketë diell dhe vranësira të pjesshme.

Të mërkurën parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje të pakta lokale shiu, kryesisht gjatë orëve të mëngjesit.

Dita e enjte dhe e premte parashihet me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit mund të ketë prani të mjegullës. Po ashtu, nuk përjashtohet mundësia për riga shiu në zona të caktuara.

Në fundjavë sërish shtim i vranësirave dhe reshje shiu. Temperaturat pësojnë një ulje fare të lehtë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h!

Në aspektin termik, temperaturat do të vazhdojnë të mbesin mbi vlerat mesatare. Minimalet do të lëvizin prej -1 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 14°C.

Sipas parashikimeve të fundit, gjatë javës së ardhshme, pra, në javën e dytë të Janarit, parashihet mot i ftohtë dhe me reshje bore. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!