BallinaKosovë

Kthesa e motit/ Ulje temperaturash dhe reshje shiu, ja çfarë pritet duke nisur nga sonte

Pas stuhive lokale që karakterizuan pjesë të vendit në fillim të javës, këto ditë është rikthyer moti kryesisht me diell dhe temperaturat e larta, të cilat po arrijnë deri në 31°C në shkallë vendi.

Në ndërkohë, në orët e vona të mbrëmjes do të depërtojë një front i ftohtë nga veriu i kontinentit, duke sjellur reshje lokale shiu e mundësi edhe për shkarkesa elektrike.

Pra, dita e Hënë do të mbetet nën ndikimin e masave të ftohta, e cila do të karakterizohet me vranësira shpeshta dhe reshje lokale shiu, lokalisht në formë të rrebesheve. Ka mundësi të ketë ndonjë shkarkesë elektrike. Vonë pasdite pritet ulje e mëtejshme e temperaturave, e cila do t’i ngjajë një dite tipike vjeshte.

Temperaturat maksimale do të luhaten prej 18 deri në 23°C, ndërsa vonë pasdite ulen edhe deri në 15°C.

Po ashtu, do të ketë edhe fuqizim të erës, më e fuqishme të Martën, me shpejtësi deri në 70 km/h!

Nga dita e Martë pritet temperaturat gradualisht të ngriten, përderisa reshjet e pakta do të vazhdojnë të mbesin të pranishme në zona të caktura, përfshirë edhe ditën e Mërkurë, ndonëse edhe më të pakta.

Për më shumë detaje ju ftojmë të na ndiqni të Hënën me motin javor. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!