BallinaKuriozitete

“Kometa e shekullit”, e dukshme me sy të lirë, nuk rikthehet për të pakten 80,000 vite

Kometa C/2023 A3 (Tsuchinshan-ATLAS) është zbuluar në Janar të vitit 2023 nga Observatori Tsuchinshan në Kinë, e më pas në Afrikën e Jugut nga teleskopi ATLAS (Asteroid Terrestrial-impact Last Alert System) më 22 Shkurt 2023.

C/2023 A3 është një kometë me një orbitë jashtëzakonisht të gjatë – ajo nuk do të rikthehet për të paktën 80,000 vjet, duke e bërë këtë kalim një ngjarje tepër të rrallë. Me bishtin e saj të ndritshëm dhe të gjatë që pritet të formohet ndërsa avullon pranë Diellit, ajo mund të na ofrojë një spektakël të mrekullueshëm në qiellin e natës.

Kometa pritet të jetë e dukshme deri në mes të Nëntorit 2024. Periudha më e mirë për ta parë do të jetë nga data 12 deri në 26 Tetor 2024 (sidomos pas datës 15 Tetor), kur kometa do të jetë më e ndritshme dhe më e dukshme rreth 45 minuta pas perëndimit të Diellit, në drejtim të perëndimit.

Pas datës 26 Tetor, dukshmëria e saj do të fillojë të zvogëlohet, por mund të jetë ende e dukshme për disa javë më tej​.

Nëse shkëlqimi i saj arrin parashikimet, kjo kometë mund të bëhet një nga më të ndritshmet e dekadave të fundit, duke rivalizuar kometat e famshme si Neowise dhe Hale-Bopp. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!