BallinaKosovë

Java nisë më e freskët, lokalisht me reshje të izoluara. Në pjesën e dytë të javës temperaturat deri në 36°C

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve kryesisht të qëndrueshme, por të masave më të freskëta gjatë ditëve të para kësaj jave, ndërsa një pjesën e dytë të javës pritet të fuqizohen ato më të nxehta.

Nën këto kushte, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta, të cilat më të shtuara pritet të jenë të martën dhe të enjten, duke sjellur reshje të izoluara shiu në zona të caktuara.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h.

Temperaturat në fillim të javës do të mbesin thuajse konstante më pas do të shënojnë ngritje graduale nga dita në ditë. Minimalet do të lëvizin prej 12 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 36°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!