BallinaKosovë

Bllokimi Omega: Javë me diell dhe vranësira të pakta, çfarë është fenomeni në fjalë

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, kjo si pasojë e bllokimit Omega, i cili po sjellë mot të qëndrueshëm tek ne dhe në rajon.

Bllokimi Omega është një konfigurim atmosferik ku një zonë me presion të lartë formohet midis dy zonave me presion të ulët, duke krijuar një formë që i ngjan shkronjës greke “Omega (Ω).” Ky bllokim mund të sjellë mot të qëndrueshëm, me kushte të thata dhe të nxehta në zonat nën presionin e lartë, ndërsa rajonet përreth përjetojnë reshje dhe stuhi nga presioni i ulët.

Pra, nën këto kushte moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit do të paraqiten edhe kushtet për mjegull dhe vranësira të nivelit të ulët nëpër lugina dhe ultësira.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 5-23 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 21°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!