
Vendi ynë gjatë kësaj jave do të mbetet nën ndikimin e masave të nxehta ajrore mirëpo dhe të kushteve të paqëndrueshme atmosferike.
Si rrjedhojë, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, ndërsa duke filluar nga dita e Martë, priten kohë pas kohe rrebeshe lokale shiu, breshër e shkarkesa rrufesh, e veçanërisht në pjesën e dytë të javës.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues do të jetë nga kuadrati i veriut, e cila në momente të caktuara gjatë kushteve me stuhi, pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi 20-70 km/h
Temperaturat minimale do të luhaten prej 10 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 34°C. /MeteoKosova/