BallinaKuriozitete

Spektakël në qiell, shiu meteorik Orionids arrinë kulmin këtë fundjavë më 20-21 Tetor

Për të gjithë të apasionuarit e astronomisë dhe qiellit të natës, shiu meteorik Orionid është një ngjarje që thjesht nuk mund ta humbisni! Ky shi meteorik vjen çdo vit në Tetor, dhe këtë vit do të arrijë kulmin gjatë natës së 20-21 Tetorit.

Orionidët janë fragmente të kometës së famshme Halley, të cilat kalojnë përmes atmosferës së Tokës duke krijuar një spektakël të mrekullueshëm dritash. Ata njihen për shpejtësinë dhe ndriçimin e tyre të lartë, duke krijuar deri në 20 meteorë në orë gjatë momentit kulmor.

Shiu meteorik ka qenë aktiv që nga 26 Shtatori dhe do të vazhdojë deri më 22 Nëntor, ai do të arrijë kulmin gjatë orëve para agimit të dielën, më 20 Tetor dhe të hënën, më 21 Tetor.

Të apasionuarit e qiellit në të dy hemisferat, Veriore dhe Jugore, do të mund të shohin Orionidët, nëse moti lejon.

Për pamjen më të mirë, NASA ka thënë se ata në Hemisferën Veriore duhet të shtrihen me shpinë nën një qiell të pastër me këmbët e drejtuara nga juglindja. Në Hemisferën Jugore, njerëzit duhet të bëjnë të njëjtën gjë, por me këmbët drejtuar nga verilindja.

Gjatë kulmit, hëna në fazën “gibbous” në rënie do të jetë në qiell, dhe mund të pengojë një pamje të qartë të shiut meteorik, sipas EarthSky. Ata rekomandojnë të bllokoni hënën nga vendi ku po shikoni meteorët.

Pas më pak se 30 minutash në errësirë, sytë tuaj do të përshtaten dhe meteorët do të bëhen të dukshëm, sipas NASA-s.

Mos e humbisni këtë mundësi unike për të parë një pjesë të historisë së sistemit tonë diellor që kalon para syve tuaj! /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!