BallinaKosovë

Rritje e temperaturave në ditët vijuese, nga dita e enjte valë e re me të reshura shiu e bore

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike por me rritje të temperaturave në ditët e para të javës, si pasojë e masave të ngrohta me origjinë nga Afrika veriore.

Nën këto kushte, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, përderisa priten edhe reshje të lokale shiu dhe bore, kryesisht në mbrëmjen e së hënës si dhe gjatë orëve të para të 24-orëshit të ditës së martë.

Të mërkurën parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe me reshje të izoluara shiu, më të përqëndruara në Rrafshin e Dukagjinit. Njëkohësisht edhe temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme në shkallë vendi.

Nga dita e enjte pritet të depërtojnë masa më të ftohta nga veriperëndimi i kontinentit, duke sjellur reshje të dendura shiu, ndërsa në zonat e larta malore reshje bore.

Të premten parashihet mot i ftohtë dhe i vranët, e me ndonjë reshje të izoluar bore.

Edhe dita e shtunë do të jetë e ngjashme, me mot të vranët dhe me ndonjë reshje të izoluar bore. Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme.

Të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira. Do të vazhdojë të jetë ftohtë, me një ngritje fare të lehtë të temperaturave të vlerat maksimale.

Era do të fryjë drejtimesh, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-65 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 15°C. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!