BallinaKosovë

Reshje intensive shiu dhe ulje graduale e temperaturave përgjatë javës, pritet të bie edhe baltë

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmoferike. Si rrjedhojë, gjatë gjithë javës parashihen vranësira të shpeshta, të cilat kohë pas kohe do të gjenerojnë edhe reshje lokale shiu, e në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve.

Reshjet më intensive pritet të shtrihen nga mesjava, të cilat lokalisht do të shoqërohen edhe me shkarkesa rrufesh. Reshjet do të vazhdojnë herë pas here edhe në fundjavë.

Po ashtu, koncentrimet e larta të pluhurit saharian do të vazhdojnë përgjatë javës, me tendencë që të largohen në pjesën e dytë të saj. Si pasojë e kësaj gjendje, reshjet do të përzihen me baltë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 10°C, ndërsa maksimale prej 11 deri në 19°C. Vlerat më të larta do të mbesin në fillim të javës, ndërsa nga dita e mërkurë do të pësojnë ulje. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!