
Të paktën 62 persona kanë humbur jetën në përmbytjet e shpejta që kanë përfshirë rajonin lindor të Spanjës, Valencia, pas reshjeve të mëdha që lanë rrugët dhe qytetet nën ujë, sipas autoriteteve lokale.
Reshjet ekstreme të shiut kanë regjistruar 491,2 mm në qytetin e Chiva brenda 8 orësh! Kjo sasi është pothuajse e ngjashme me normën vjetore të reshjeve në Kosovë, e po ashtu edhe për Valencian. Po ashtu, brenda vetëm 4 orësh janë regjistruar 343 mm reshje.
Shpëtuesit që po përdornin varka punuan në errësirë për të kërkuar në ujin e përmbytur, duke shpëtuar disa persona, siç tregojnë pamjet televizive nga qyteti Utiel, ndërsa shërbimet emergjente vazhdojnë të përpiqen të arrijnë në zonat më të goditura.
Weather starts show that 491.2mm fell in just 8 hours in Chiva Spain yesterday. To put that in context it is over half the annual rainfall for Dublin airport and it fell in just 8 hours! It was falling at up to 160mm in one hour. pic.twitter.com/LosCjbrOTa
— Carlow Weather (@CarlowWeather) October 30, 2024
Shërbimet emergjente në rajon u bënë thirrje njerëzve të shmangin çdo udhëtim me automjet dhe të ndjekin përditësime të mëtejshme nga burimet zyrtare, ndërsa një njësit ushtarake e specializuar në operacionet e shpëtimit u dërgua në disa vende për të ndihmuar punonjësit lokalë të emergjencës.
URGENTE – Escenas aterradoras de personas llevadas por el agua durante las repentinas Inundaciones en Valencia, España. pic.twitter.com/D0NFOUEkc3
— El Corresponsal (@CorresponsalNet) October 29, 2024
Trenat për qytetet e Madridit dhe Barcelonës u anuluan për shkak të përmbytjeve, dhe shkollat dhe shërbimet e tjera esenciale u pezulluan në zonat më të goditura. Kryetarja e Dhomës së Ulët, Francine Armengol, tha se seanca parlamentare e sotme do të anullohej për shkak të katastrofës.
Numri i viktimave duket se është më i larti në Evropë nga përmbytjet që nga viti 2021, kur të paktën 185 persona humbën jetën në Gjermani.
Kjo është katastrofa më e rëndë e lidhur me përmbytjet në Spanjë që nga viti 1996, kur 87 persona vdiqën dhe 180 të tjerë u plagosën në një përmbytje të shpejtë afër Biesca në Pirenej.
Parlamenti spanjoll mbajti një minutë heshtje për nder të viktimave.
Shkencëtarët thonë se ngjarjet ekstreme të motit në rajon po bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike.
Meteorologët mendojnë se ngrohja e Mesdheut, e cila rrit avullimin e ujit, luan një rol kyç në rritjen e intensitetit të reshjeve rrëke. /RTE/MeteoKosova/