
Për të premten parashikohet të mbajë mot jashtëzakonisht i nxehtë, i karakterizuar me diell e vranësira të pakta gjatë ditës.
Kujdes! Rrezik i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-26 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 18 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 35 deri në 37°C.
Vëmendje! Mos harroni të bëheni pjesë e GIVEAWAY për filmin ‘TWISTERS’ duke klikuar brenda postimit të mëposhtëm. Ndiqni rregullat e lojës dhe hyni automatikisht në lojë, me ç’rast do t’i ndajmë nga 6 bileta falas (3 në facebook dhe 3 në instagram). Filmi do të jetë parapremierë më 16 Korrik në Cinestar Cinemas, Prishtina Mall! Loja zgjatë vetëm edhe të premten, më 12 Korrik, ndërsa fituesit do të zgjidhen më 13 Korrik.
Disa këshilla si të mbroheni nga nxehtësia:
1. Qëndroni të hidratuar: Pini shumë ujë gjatë ditës. Shmangni pijet alkoolike dhe ato me kafeinë pasi mund të dehidratoheni.
2. Shmangni diellin direkt: Qëndroni brenda gjatë orëve më të nxehta të ditës (zakonisht midis orës 10:00 dhe 16:00). Nëse duhet të dilni jashtë, qëndroni në hije sa më shumë të jetë e mundur.
3. Vishni rroba të lehta: Zgjidhni rroba të lehta, të lirshme dhe me ngjyra të çelura për të mbajtur trupin tuaj të freskët.
4. Përdorni ventilator dhe kondicioner: Nëse nuk keni kondicioner, përpiquni të kaloni kohë në vende publike që kanë, si qendra tregtare, bibliotekat, etj.
5. Ftohni ambientin: Mbani perdet të mbyllura për të bllokuar diellin, dhe hapni dritaret gjatë natës për të ftohur ambientin.
6. Përdorni ujë për të ftohur veten: Bëni dush me ujë të freskët, përdorni kompresa të lagura ose fasha të ftohta për të ulur temperaturën e trupit. /MeteoKosova/