BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të enjten, 14.11.2024

Për të enjten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu e bore, duke filluar që nga orët e para të 24-orëshit.

Reshjet e shiut dhe borës lokalisht do të jenë të dendura, këto të fundit duke krijuar edhe shtresa, jo vetëm në zonat malore, por edhe në ultësira, kryesisht në sasi të pakta.

Gjasat për reshje të borës do të jenë më së shumti të përqëndruara në gjysmën e epërme të Kosovës, mirëpo duke mos përjashtuar as zonat e tjera.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 10-30 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 5°C. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!