
Për të Dielën parashikohet të ketë reshje lokale shiu e bore gjatë orëve të para të 24-orëshit.
Dita do të vijojë me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa në orët e mbrëmjes pritet të ketë sërish shtim të vranësirave, të cilat më vonë do të gjenerojnë reshje lokale shiu në ultësira, kurse në zonat malore borë.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-39 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej -3 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 10°C. /MeteoKosova/