
Erërat e forta kanë rrëzuar drunj të shumtë në lagjen Pejton të Prishtinës, ku një 30 vjeçar ka vdekur dhe një 30 vjeçare ka mbetur e lënduar sot si pasojë e rrëzimit të lisit në lagjen Pejton në Prishtinë.
E lënduara është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Jepi zë” ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se drunjt kanë rënë mbi disa vetura, që ishin të parkuara në këtë hapësirë. /MeteoKosova/
