BallinaKosovë

Mot më i ngrohtë gjatë kësaj jave, mirëpo edhe reshje shiu. Temperaturat mbi vlerat mesatare

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave më të ngrohta ajrore, mirëpo edhe të atyre të paqëndrueshme.

Si rrjedhojë, dita e sotme u karakterizua kryesisht me diell dhe me temperatura mjaft të larta për këtë periudhë kohore, të cilat arriten deri në 17 apo 18°C në Rrafshin e Dukagjinit.

Edhe dita e martë parashikohet me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull lokalisht nëpër ultësira dhe lugina. Vonë në mbrëmje, rreth mesnatës, pritet të ketë reshje lokale shiu në perëndim dhe jugperëndim të vendit, të cilat gjatë natës pritet të marrin shtrirje edhe në zona të tjera.

Pra, të mërkurën, pritet shtim i vranësirave, përpos reshjeve lokale gjatë orëve të para të 24-orëshit, vonë pasdite apo në mbrëmje, pritet të arrijë një ciklon nga Deti Mesdhe me origjinë nga Atlantiku, duke sjellur reshje më intensive në shkallë vendi. Në zonat malore reshje bore.

Të enjten do të vijojë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht do të paraqiten reshjet e izoluara të shiut.

Edhe dita e premte parashihet me kushte të ngjashme, me diell e vranësira, ndërsa në ndonjë rajon nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara shiu.

Sa i përket fundjavës, parashikohet me diell dhe vranësira, dhe me mundësi për ndonjë reshje të izoluar të dielën në mbrëmje. Përderisa edhe temperaturat pritet të pësojnë një ulje të lehtë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-47 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 17°C. Vlerat më të larta maksimale parashihen deri në mesjavë, më pas pritet gradualisht një rënie e lehtë e tyre në rang vendi. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!