
Edhe gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve relativisht të paqëndrueshme.
Nën këto kushte moti do të karakterizohet me diell dhe Tvranësira e kohë pas kohe me rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh.
Të Hënën moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta, ku mund të ketë edhe ndonjë reshje të izoluar shiu përreth zonave malore.
Të Martën do të shtrihen masa më të ngrohta por të lagështa, me ç’rast duke sjellur mot me diell dhe vranësira, të cilat kryesisht orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të sjellin reshje lokale shiu, fillimisht në zonat malore, e më pas mund të shtrihen edhe në zona të caktuara të ultësirës, konkretisht në mbrëmje dhe rreth mesnatës.
Nga dita e Mërkurë pritet destabilizim i fuqishëm në kushtet e motit, me ç’rast priten vranësira dhe intervale me diell, duke u përcjellur kohë pas kohe dhe lokalisht me rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të forta. Po ashtu, në momente të caktuara priten edhe erëra mjaft të fuqishme.
Të Enjten dhe të Premten parashihet mot me diell dhe vranësira, ndërsa orëve të pasditës priten lokalisht rrebeshe shiu e shkarkesa rrufesh, ndonëse më të pakta.
Sa i përket fundjavës, pritet të depërtojnë masa më të freskëta, përderisa moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, e lokalisht edhe me reshje të pakta shiu.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos gjatë kushteve me stuhi, me shpejtësi prej 15-70 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten 13 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 33°C. /MeteoKosova/