
Gjatë kësaj jave moti do të dominohet nga kushte më të qëndrueshme atmosferike, pra, jo krejtësisht stabile.
Dita e sotme po ndikohet me vranësira të shpeshta dhe reshje lokale shiu, të cilat pasdite mund të jenë në formë të rrebesheve lokale, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh. Po ashtu nuk do të mungojnë as periudhat kohore me diell dhe temperaturat e larta. Pluhuri Saharian do të mbetet edhe sot i pranishëm, ndërsa të martën tërhiqet.
Nga dita e martë e deri në fundjavë, pritet mot më shumë me diell e vranësira të pakta. Megjithatë, siç e cekëm më lart, masat ajrore nuk do të jenë krejtësisht stabile, kështu që nga dita në ditë mund të paraqiten edhe reshjet e izoluara të shiut si dhe shkarkesat e rrufesë (të izoluara), sidomos të mërkurën dhe të dielën.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, kryesisht sot, të dielën dhe në ato momente kur ka zhvillime të izoluara të vranësirave, me shpejtësi prej 15-55 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 33°C. /MeteoKosova/