BallinaKosovë

Korriku nisë me temperatura mjaft të larta por menjëherë të martën rikthehen stuhitë, ja si vazhdon java

Java e parë e Korrikut do të mbetet nën ndikimin e kushteve të ndryshueshme atmosferike. Kështu, dita e hënë do të karakterizohet me diell dhe me temperatura mjaft të larta, si pasojë e masave të nxehta nga Afrika Veriore. E po ashtu, edhe pluhuri saharian do të mbetët i pranishëm.

Nga dita e martë, do të depërtojë menjëherë një front i ftohtë, i cili do të sjellë destabilizim të fuqishëm të motit. Fronti do të sjellë reshje shiu, ku lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve dhe breshërit, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të forta. Gjithashtu, edhe temperaturat do të pësojnë ulje.

Bashkë me masat e nxehta, do të largohen edhe grimcat e pluhurit saharian. Megjithatë, paraprakisht do të shoqërohen me reshje, duke u përzier me baltë.

Gjatë kalimit të këtyre stuhive, në momente të caktuara priten edhe erëra jashtëzakonisht të fuqishme, me shpejtësi maksimale prej 80-100 km/h! Priten dëme materiale në zona të veçanta.

Dita e mërkurë parashihet të karakterizohet me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku priten edhe reshje të pakta lokale. Moti do të jetë më i freskët.

Edhe të enjten do të vijojë mot me vranësira dhe intarvale me diell, mirëpo duke mos përjashtuar mundësinë për ndonjë reshje të izoluar.

Nga dita e premte e në fundjavë parashikohet të shtrihen masat e nxehta me origjinë nga Afrika Veriore. Nën këto kushte moti do të karakterizohet kryesisht me diell dhe me ngritje të temperaturave nga dita në ditë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 35°C. Vlerat më të larta maksimale parashihen të jenë të hënën dhe krejtësisht në fundjavë, ndërsa ato më të ulëta të mërkurën dhe të enjten. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!