BallinaKosovë

Këtë javë deri në 25°C dhe pluhur saharian – mot me vranësira, intervale me diell dhe reshje me baltë

Gjatë kësaj jave, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave më të ngrohta ajrore nga Afrika Veriore dhe kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Bashkë me këto masa, pritet të mbërrijë edhe një re e madhe pluhuri nga Sahara, me ç’rast reshjet do të përzihen me baltë.

Moti do të karakterizohet nga vranësira dhe reshje lokale shiu herë pas here. Nuk do të mungojnë as intervalet me diell, veçanërisht të mërkurën dhe të enjten, kur pritet të regjistrohen edhe temperaturat më të larta të javës.

E hëna ka nisur me vranësira dhe reshje lokale shiu në mbarë vendin, ndërsa gjatë ditës priten edhe intervale të shkurtra me diell.

Të martën, parashikohen vranësira të shpeshta, intervale të shkurtra me diell dhe reshje të pakta lokale.

E mërkura do të jetë kryesisht me diell dhe e ngrohtë gjatë ditës, ndërsa në orët e pasdites dhe mbrëmjes mund të ketë reshje të izoluara në disa lokalitete.

E enjtja do të vijojë me mot të ngrohtë, diell dhe vranësira, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale shiu, të shoqëruara me vetëtimë dhe bubullimë në disa zona.

Të premten, moti do të jetë me diell dhe vranësira, me ndonjë reshje të izoluar. Temperaturat do të fillojnë të bien, për shkak të masave më të ftohta që vijnë gradualisht nga Oqeani Atlantik.

Gjatë fundjavës, pritet mot me diell dhe vranësira, me mundësi për reshje të izoluara.

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja dhe herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi nga 15 deri në 55 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale nga 17 deri në 25°C. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!