BallinaKosovë

Java nisë e nxehtë dhe më shumë me diell, nga dita e mërkurë shpeshtim i reshjeve dhe ulje e temperaturave

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.

Fillimisht, dita e hënë dhe e martë parashikohet me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë orëve të pasditës nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të izoluar.

Nga dita e mërkurë, si pasojë e një cikloni në Detin e Zi, pritet të sjellë vranësira më të shpeshta dhe rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Po ashtu, edhe temperaturat do të pësojnë ulje.

Reshjet më intensfikuara parashihet të jenë nga dita e mërkurë e deri të premten, pra, të karakterit lokal, ndërsa në fundjavë më të izoluara apo më të pakta.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 35°C. Vlerat më të larta parashihen të hënën dhe të martën, më pas nga dita e mërkurë pësojnë ulje. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!