BallinaKosovë

Edhe kjo javë pa të reshura por më e ftohtë, priten ngricat e para

Edhe gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike si dhe të masave më të ftohta, të cilat më të fuqizuara pritet të jenë sërish në fundjavë.

Si rrjedhojë, java parashikohet me diell e vranësira të pakta, ndërsa në orët e mëngjesit do të ketë mjegull e vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira, e po ashtu edhe brymë në ato zona ku moti është i kthjellët gjatë natës.

Në aspektin termik, për dallim nga java e kaluar, temperaturat do të jenë më të ulëta në të dyja vlerat ekstremale të ditës, ku presim edhe ngricat e para në orët e mëngjesit.

Minimalet do të lëvizin prej -3 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 16°C.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-30 km/h. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!