
Vendi ynë tashmë është nën ndikimin e masave ajrore më të nxehta, por të paqëndrueshme. Këto masa pritet të dobësohen gradualisht nga dita në ditë, ndërsa paqëndrueshmëria do të intensifikohet.
Nën këto kushte, dita e sotme ka nisur me diell në mbarë vendin, mirëpo orëve të pasditës dhe mbrëmjes, priten lokalisht vranësira të pjesshme, duke gjeneruar ndonjë rrebesh të izoluar si dhe ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
Edhe të martën parashihet mot me diell në orët e mëngjesit, ndërsa orëve të pasditës dhe mbrëmjes priten zhvillime më të theksuara të vranësirave, duke sjellë rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh dhe breshër.
Të mërkurën do të vijojë mot me diell dhe vranësira, ku rreth mesditës ato do të marrin karakter zhvillimi. Si rezultat, në orët vijuese dhe gjatë mbrëmjes priten rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh dhe breshër.
Nga dita e enjte e deri në fundjavë parashihet mot me vranësira të shpeshta dhe kohë pas kohe me rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 27°C.
Vlerat më të larta do të regjistrohen në fillim të javës, më pas do të pësojnë ulje graduale. /MeteoKosova/