
Gjatë kësaj jave, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, si dhe të masave më të ngrohta ajrore. Në këto rrethana, moti do të karakterizohet nga vranësira të shpeshta dhe reshje lokale shiu herë pas here.
Sot, orët e mëngjesit po karakterizohen me vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të shpërndahen pjesërisht, por lokalisht mund të ketë reshje të pakta shiu. Temperaturat do të shënojnë rritje.
E mërkura dhe e enjtja do të vijojnë me mot kryesisht të vranët, duke mos përjashtuar mundësinë e reshjeve të izoluara.
Të premten do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët, me reshje lokale shiu herë pas here.
E shtuna do të jetë po ashtu kryesisht e vranët, me reshje lokale shiu, ndërsa të dielën pritet ulje e temperaturave, e cila pritet të sjellë edhe reshje bore.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme dhe kohë pas kohe mund të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 14°C. /MeteoKosova/