BallinaKosovë

Goditja polare: Reshje intensive shiu e bore dhe erëra të forta, temperaturat mund të ulen rreth -10°C

Gjatë kësaj jave vendi ynë parashikohet të jetë mjaft dinamik, i cili do të pasohet nga dy qendra me presion të ulët që vijnë nga Atlantiku, të shoqëruara me masa të ftohta me origjinë polare.

Në këtë mënyrë, dita e hënë, pas mëngjesit me acar, po karakterizohet kryesisht me diell dhe me ngritje të temperaturave.

Të martën, do të vazhdojë fillimisht moti me diell e vranësira të pakta, ndërsa gjatë ditës dhe në mbrëmje pritet shtim i vranësirave dhe lokalisht reshje shiu, kryesisht të përqëndruara në Rrafshin e Dukagjinit, të cilat në zona të caktuara mund të jenë më intensive.

Nga dita e mërkurë pritet të kemi depërtimin e qendrës së parë me presion të ulët apo frontin e fuqishëm, i cili do të sjellë vranësira të shpeshta dhe intensifikim të reshjeve në të gjithë vendin, ku lokalisht do të jenë intensive. Ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë në Rrafshin e Dukagjinit.

Reshjet fillimisht do të nisin në formë të shiut, ndërsa me ardhjen e frontit të ftohtë në mbrëmje, pritet të shndërrohen në ato të borës, të cilat pas mesnate, pritet të përfshijnë një pjesë më të madhe të vendit. Në mëngjes pushojnë të reshurat.

Pra, dita e enjte do të vazhdojë me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell. Vonë në mbrëmje, gradualisht do të kemi rikthimin e reshjeve të shiut, kryesisht të përqëndruara në Rrafshin e Dukagjinit. Reshjet në formë të shiut do të jenë si pasojë e masave të ngrohta dhe fuqizimit të erërave nga drejtimi i jugperëndimit.

Të premten, do të kemi depërtimin e qendrës së dytë me presion të ulët, ku pritet mot i vranët dhe fillimisht me reshje shiu, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, do të arrijë fronti i ftohtë, ku reshjet e shiut do të shndërrohen në ato të borës, sidomos pas mesnate. Ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë në Rrafshin e Dukagjinit.

Të shtunën, pas reshjeve të borës gjatë orëve të para të 24-orëshit, dita do të vijojë me diell e vranësira të pakta por mjaft e ftohtë, si pasojë e masave të ftohta me origjinë polare. Temperaturat pritet të ulen rreth -10°C, ndërsa maksimalet rreth vlerës 0°C.

Edhe dita e diel në aspektin termik parshihet pak a shumë të jetë e ngjashme, ndërsa moti do të karakterizohet me diell.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, ku të mërkurën, të enjten (pjesërisht) dhe të premten, pritet kohë pas kohe të jetë mjaft e fuqishme, e cila në momente të caktuara pritet të arrijë shpejtësinë deri në 80 km/h, ndërsa në zonat e larta malore, edhe deri në 100 km/h. Kështu, duke mos përjashtuar mundësinë edhe për dëme materiale në lokalitete.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -10 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 16°C. Vlerat më të larta parashihen të mërkurën dhe të premten, ndërsa më të ulëta të enjten dhe në fundjavë. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!