BallinaKosovë

Java nisë me diell e vranësira të pakta, në pjesën e dytë të javës rikthim i reshjeve dhe ulje e temperaturave

Edhe kjo javë do nisë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ndërsa në pjesë e dytë të javës pritet të ketë ndryshim të situatës meteorologjike.

Si rrjedhojë, nga dita e sotme e deri të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta, të cilat më shtuara pritet të jenë gjatë ditës së sotme. Në orët e mëngjesit do të ketë mjegull lokalisht nëpër ultësira dhe lugina.

Nga dita e enjte e në fundjavë, pritet të ketë shtim të vranësira dhe reshje lokale shiu, të cilat më të intensifikuara parashihet të jenë në fundjavë. Gjithashtu, edhe temperaturat do të pësojnë ulje nga dita në ditë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-48 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin 5 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 23°C. Pra, vlerat më të larta do të jenë deri të mërkurën, ndërsa nga dita e enjte do të pësojnë ulje. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!