Sonte eklipsi i pjesshëm i Hënës, një fenomen i rallë astronomik

Në orët e para të mëngjesit të 18 Shtatorit 2024, banorët e gjithë Kosovës dhe jo vëtëm, do të kenë mundësinë të dëshmojnë një eklips të pjesshëm të Hënës. Kjo ngjarje e rrallë astronomike do të fillojë me fazën penumbrale (gjysmëhijen e Tokës) në orën 02:41, ndërsa faza e pjesshme do të fillojë në ora 04:12 dhe do të arrijë kulmin në ora 04:44. Në orën 05:15 përfundon faza e pjesshme e eklipsit.
Eklipsi tek ne “përfundon” rreth orës 06:25, pasiqë në atë kohë perëndon hëna, ndërsa realisht eklipsi i pjesshëm i hënës do të përfundojë në orën 06:47 nën horizont.
Ky fenomen është ideal për ata që duan të shohin dhe dokumentojnë bukuritë natyrore të qiellit, por është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të thelluar njohuritë rreth fenomeneve astronomike. Duke qenë se eklipsi do të zgjasë për disa orë, është e këshillueshme të përgatiteni për të shijuar plotësisht këtë spektakël qiellor.
Si ta shijoni eklipsin:
- Zgjidhni një vend të hapur, larg ndotjes së dritës.
- Një aparat fotografik me zmadhim të mirë ose një teleskop do të bëjnë përvojën edhe më të veçantë.
- Eklipsi i pjesshëm do të jetë i dukshëm gjatë gjithë natës, por për momentet më të bukura, rekomandohet të jeni gati në fazën e kulmit, rreth orës 04:44.
Eklipset e pjesshme janë të mrekullueshme për të kuptuar si Toka, Hëna dhe Dielli lidhen në këtë lëvizje kozmike. /MeteoKosova/