
Të dielën kemi fuqizimin e masave të ftohta me origjinë polare, me ç’rast moti parashikohet i vranët dhe me reshje shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë më intensive. Në zonat e larta malore priten edhe reshje të pakta bore.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-45 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme me minimale që do të lëvizin prej 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 15°C. /MeteoKosova/