BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të martën, 25.06.2024

Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes pritet në zona të caktuara të ketë rrebeshe të izoluara, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Pluhuri saharian do të fillojë të fuqizohet gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, ku në zonat me të reshura do të jenë të përziera me baltë.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, konkretisht aty ku ka zhvillime, me shpejtësi prej 15-50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 33°C. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!