
Vendi ynë gjatë kësaj jave do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike dhe të masave të nxehta me origjinë nga Afrika Veriore.
Nën këto kushte, thuajse gjatë gjithë javës moti do të karakterizohet me diell e vranësira të pakta kalimtare, të cilat në fillim të javës mund të sjellin ndonjë reshje të izoluar.
Nga dita e enjte pritet të shtrihet vala e pluhurit Saharian.
Në fundjavë, ka tendenca për destabilizim të motit, varësisht nga koha/shpejtësia e depërtimit të masave të paqëndrueshme. Pra, mund të ketë rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh, për të cilat do të informoheni me kohë.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila në pjesën e dytë të javëd pritet kohë pas kohe të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-41 km/h.
Në aspektin termik, temperaturat do të jenë mbi vlerat mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet pritet të lëvizin prej 16 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 38°C. /MeteoKosova/