BallinaKosovë

Nga dita e martë fuqizim i reshjeve dhe sërish ulje e temperaturave. Njihuni me motin për këtë javë

Masat e paqëndrueshme do të vazhdojnë të dominojnë edhe në këtë javë, madje sipas parashikimeve të fundit, edhe pjesa e dytë e muajit Maj pritet të karakterizohet me mot të tillë.

Nën këto kushte, dita e sotme po mbanë me diell dhe vranësira, duke mos përjashtuar mundësinë për ndonjë reshje të izoluar.

Të martën dhe të mërkurën pritet të depërtojnë masa më të lagështa dhe më të ftohta. Moti do të karakterizohet me vranësira të shpeshta e reshje lokale shiu, të cilat vende-vende do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh. Temperaturat pësojnë ulje gjatë ditës, sidomos në zonat me të reshura, rreth 15°C.

Dita e enjte do të vijojë me diell dhe vranësira, përderisa reshjet lokale do të paraqiten kohë pas kohe në shkallë vendi.

Nga dita e premte e në fundjavë, parashikohet të ketë intervale më të gjata me diell, ndërsa në zona të caktuara mund të ketë reshje të izoluara shiu, sidomos të dielën. Temperaturat shënojnë ngritje, veçanërisht në fundjavë.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 27°C. /MeteKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!