
Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike dhe të masave më të ngrohta ajrore, të cilat vijnë nga veriperëndimi i kontinentit.
Si rrjedhojë, deri të mërkurën moti do të karakteriohet me diell dhe vranësira të pakta, përderisa edhe temperaturat do të shënojnë ngritje graduale në të dy vlerat ekstremale të ditës.
Në orët e mëngjesit nëpër ultësira dhe lugina mund të ketë prani të mjegullës apo vranësira të ulëta, të cilat në zona të caktuara mund të qëndrojnë pak më gjatë.
Të enjten pritet shtim i vranësira, ku mund të ketë lokalisht reshje të pakta kalimtare shiu e bore. Temperaturat do të pësojnë ulje.
Nga dita e premte e në fundjavë parashikohet mot me diell dhe vranësira, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull. Temperaturat shënojnë ngritje sërish.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme në pjesën e dytë të javës, me shpejtësi prej 15-60 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 13°C. /MeteoKosova/