BallinaKosovë

Kthesa e motit/ Të enjten reshje të dendura të shiut, më pas arrijnë ato të borës. Temperaturat në minus

Masa të ftohta dhe të lagështa po lëvizin drejt vendit tonë, të cilën arrijnë të enjten, duke sjellur në të gjithë vendin reshje shiu, lokalisht të dendura, duke mos përjashtuar mundësinë për ndonjë shkarkesë elektrike. Në zonat malore reshje bore, ndërsa në zona të caktuara mund të ketë edhe vërshime.

Temperaturat maksimale fillimisht do të lëvizin prej 8 deri në 14°C, ndërsa gjatë ditës pësojnë ulje graduale në shkallë vendi.

Masat e ftohta ajrore do të fuqizohen tutje të premten, përderisa reshjet do të vazhdojnë kohë pas kohe, ndonëse më të pakta por më të intensifikuara parashihet të jenë në Rrafshin e Kosovës, sidomos në zonën lindore, juglindore dhe ajo jugore.

Kështu, reshjet e shiut pritet gradualisht të shndërrohen në reshje bore, sidomos gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, lokalisht të dendura. Temperaturat maksimale prej 3 deri në 6°C, me ulje të mëtejshme në orët vijuese të ditës dhe mbrëmjes.

Të shtunën do të vazhdojnë reshjet e borës me intensitet të ndryshueshëm, ndonëse me sasi më të pakta, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, përderisa edhe temperaturat do të vazhdojnë ende me ulje të mëtejshme, duke hyrë në vlera negative në pjesën dërrmuese të vendit. Maksimalet prej -2 deri në 4°C. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!