
Pjesë të Rrafshit të Dukagjinit si dhe pjesa verilindore e vendit, u karakterizuan me rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh, e në disa zona kishte edhe breshër.
Ndryshe nga këto kushte, ishte qyteti i Gjilanit, i cili u karakterizua kryesisht me diell dhe me temperatura mjaft të larta, të cilat në orën 14:22 arriten deri në 33.2°C, duke e bërë qytetin me temperaturën më të lartë deri më tani për këtë vit.
Megjithatë, vonë pasdite edhe në rrethinën e Gjilanit, konkretisht në Përlepnicë, kishte rrebeshe kalimtare shiu. /MeteoKosova/
